Sipas një raportimi të ri, Will Smith është rikthyer në bisedime me gjigantin Netflix për një film biografik vetëm disa javë pasi kërkoi falje për goditjen me shuplakë ndaj Chris Rockut në “Oscars 2022”.
Pretendohet se 53-vjeçari fitues i çmimit “Oscar” ishte në negociata me kompaninë e transmetimit të filmave dhe serialeve për një film në vijim të jetës së tij, të cilat u ndërprenë pas sherrit të shëmtuar fizik me aktorin 57-vjeçar të komedisë, shkruan DailyMail.
Tani, të paktën një korporatë e madhe është e hapur për të bërë biznes me Smithin, thuhet sipas The Sun, pasi një burim tha: “Will u la jashtë në të ftohtë nga Netflix dhe Apple TV+ pas shuplakës në ‘Oscars’”.
“Ai që atëherë ka kërkuar falje dhe është larguar nga qendra e vëmendjes për një periudhë të gjatë. Me këtë në mendje, është pranuar gjerësisht se ka kaluar mjaft kohë për të lënë pluhurin të qetësohet”.
“Është bërë e qartë se mund të rifillojnë diskutimet për një film biografik për të cilin Netflix ishte i interesuar”, shtoi burimi.
Pa dyshim që incidenti tronditës me Rockun do të duhet të jetë pjesë e diskutimeve.
Burimi i brendshëm shpjegoi: “Me siguri, shuplaka dhe rënia, janë momente kryesore në jetën e Willit dhe do të bëhen pjesë e historisë së jetës së tij”.
“Netflix dëshiron të jetë pjesë e atyre bisedave dhe ekipi i Willit nuk ka dyshim që Apple do ta ndjekë shembullin”.
Më 29 korrik, Smith i kërkoi një falje tjetër Rockut dhe zbuloi se ish-miku i tij ende nuk e ka falur atë që e kishte goditur me shuplakë në skenën e madhe të “Oscars” këtë vit.
Smith tha se ai kishte marrë tre muajt e fundit për të ‘punuar’ me veten dhe tani e kuptoi se sa njerëz lëndoi kur goditi Rockun në skenëne çmimeve të kinematografisë.
“Kam kontaktuar me Chrisin dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë kur të jetë, ai do të kontaktojë. Kështu që unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që je gati për të folur”.
Ai gjithashtu i kërkoi falje nënës së Rockut dhe gjithë familjes së tij, veçanërisht nënës së Rockut dhe vëllait të tij të vogël, Tony.
“Unë thjesht nuk e kuptova se sa njerëz u lënduan në atë moment, kështu që dua t’i kërkoj falje nënës së Chrisit. Dua të kërkoj falje”, tha aktori fitues i çmimit ‘Aktori më i mirë’ sivjet.
“Dua t’i kërkoj falje Tony Rockut… Tony Rock ishte njeriu im dhe kjo ndoshta është e pariparueshme”, tha ai.
Ai gjithashtu i kërkoi falje Jada Pinkett Smith, gruas së tij, nderin e së cilës ai pretendoi se po e mbronte me shpërthimin në skenë, dhe tha se ajo nuk kishte asnjë lidhje me të.
“Kam kaluar tre muajt e fundit duke përsëritur dhe kuptuar nuancat dhe kompleksitetin e asaj që ndodhi në atë moment”.
“Nuk do të përpiqem t’i zbërthej të gjitha këto tani, por mund t’ju them të gjithëve, nuk ka asnjë pjesë timen që mendon se ishte mënyra e duhur për t’u sjellë në atë moment”, vazhdoi Smith.
“Nuk ka asnjë pjesë timen që mendon se kjo është mënyra optimale për të trajtuar një ndjenjë mosrespektimi ose fyerje”, shtoi ai.
Rock, i cili po prezantonte një çmim në “Oscars”, bëri shaka në atë kohë me gruan e Smithit, duke thënë se Jada dukej si “G.I. Jane për shkak të kokës së saj tullace”.
Në fakt, Jada nuk kishte flokë për shkak se vuante nga alopecia.
Smith u vërsul në skenë dhe e goditi Rockun duke i thënë: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.
Ai fitoi çmimin ‘Aktori më i mirë në rol kryesor’ atë natë, për rolin e tij në filmin “King Richard”, por nuk i kërkoi falje në mënyrë specifike Rockut.
Duke këmbëngulur se gruaja e tij nuk kishte asnjë lidhje me shuplakën, ai vazhdoi: “Unë bëra një zgjedhje timen nga përvojat e mia nga historia ime me Chrisin. Jada nuk kishte asnjë lidhje me të. Më fal zemër”.
“Dua të kërkoj falje për fëmijët e mi dhe familjen time për nxehtësinë që solla mbi të gjithë ne. Për të gjithë kolegët e mi të nominuar, ky është një komunitet”.
Smith vazhdoi të pretendonte se ‘zhgënjimi i njerëzve’ është ‘trauma qendrore’ e tij.
“Të zhgënjej njerëzit është trauma ime qendrore. E urrej kur i zhgënjej njerëzit kështu që dhemb. Më lëndon psikologjikisht dhe emocionalisht kur e di se nuk jam në përputhje me imazhin dhe përshtypjen e njerëzve për mua, dhe puna që po përpiqem të bëj është se jam thellësisht i penduar”.
“Dhe po përpiqem të jem i penduar pa pasur turp nga vetja. Unë jam njeri dhe kam bërë një gabim dhe po përpiqem të mos e mendoj veten si një copë jashtëqitjeje”.
“Unë do t’u thoja atyre njerëzve që e di se ishte konfuze, e di që ishte tronditëse, por ju premtoj se jam thellësisht i përkushtuar për të vendosur dritën, dashurinë dhe gëzimin në botë”.
“Dhe, e dini, nëse vazhdoni, ju premtoj se do të jemi në gjendje të jemi sërish miq”, u tha ai fansave që i kishte zhgënjyer.
Rock vetëm kohët e fundit adresoi polemikën në një shfaqje në “Madison Square” Garden, ku ai qeshi me të.
“Kushdo që thotë fjalë të lënduara nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, i tha ai turmës me ironi.
Smith i kërkoi faljen e parë Rockut në mars. Ai publikoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku tha se ‘dhuna në të gjitha format e saj’ ishte e gabuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka – të ftoj unë në krevat se për tjetër send s’je ti

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët