LAJMI I FUNDIT:

Zmbrapset ministri i Edi Ramës që është kundër taksës, fshinë postimin ku lavdëronte miqësinë me Serbinë

Zmbrapset ministri i Edi Ramës që është kundër taksës, fshinë postimin ku lavdëronte miqësinë me Serbinë

Ministri i Financave në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, doli kundër taksës 100 për qind ndal mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ky kundërshtim u prit ashpër në Kosovë, pasi që në vend të mbështetet Kosova, ministri i Edi Ramës e kundërshton këtë masë.

Mirëpo, duket se Ahmetaj e pati një “arsye” të fortë për këtë.


Ai më 19 nëntor takoi homologun e tij serb, Sinisha Mali.

Ajo që bie në sy është vlerësimi që Ahmetaj i bën këtij takimi që ishte mbajtur në Beograd.

Nitaj i reagon ministrit të Shqipërisë: Qenke në kohen e ‘vëllezërve kinez e miqve kosovarë’
Lexo po ashtu Nitaj i reagon ministrit të Shqipërisë: Qenke në kohen e ‘vëllezërve kinez e miqve kosovarë’

“Një takim shumë miqësor sot me Ministrin e Financave të Republikës së Serbisë Sinisa Mali. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shëmbullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”, shkruante Ahmetaj.

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj ministrit shqiptar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Lexo po ashtu Klubi i Prodhuesve reagon ndaj ministrit shqiptar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Megjithatë pas kritikave të shumta dhe komenteve negative që mori në postimin në Facebook, Ahmetaj e fshiu atë.

Kujtojmë se Ahmetaj e ka quajtur si të pashëndetshme për ekonominë e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët.

Ky është postimi i më hershem i ministrit Arben Ahmetaj:

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori