LAJMI I FUNDIT:

U arrestua në flagrancë duke marr kamatën nga fajdet, kërkohet paraburgim për të dyshuarin  

U arrestua në flagrancë duke marr kamatën nga fajdet, kërkohet paraburgim për të dyshuarin  
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se e ka arrestuar në flagrancë personin me inicialet Z.V., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”. 

I pandehuri Z.V., që nga data 01.03.2025 deri më 19.03.2025 e në vazhdimësi, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që i dëmtuari me datë 01.03.2025 kishte huazuar nga i pandehuri një shumë të caktuar parash, me afat të kthimit prej tre-katër ditësh.

“I dëmtuari duke qenë në gjendje të rëndë financiare, nuk kishte arritur t’ia kthejë shumën e parave, duke kërkuar nga i pandehuri edhe dy ditë shtesë për kthimin e borxhit, ku i dëmtuari pas një jave ia kthen të hollat duke ia dhënë të dëmtuarit shumën e caktuar në emër të kamatës.


Pastaj, i pandehuri pas një jave, në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale, i bënë presione të vazhdueshme të dëmtuarit, duke e kanosur me qëllim të detyrimit të të dëmtuarit që të veproj në dëm të pasurisë së tij, duke i kërkuar shuma të tjera të parave në emër të kamatës. I pandehuri me datë 20.03.2025 takohet me të dëmtuarin nga i cili pranon shumën e caktuar në emër të kamatës, dhe arrestohet në flagrancë nga policia”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri i lartcekur, ka kryer veprat penale: “Fajdeja” dhe “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Për të pandehurin e arrestuar, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Lajme
Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Sociale
Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Kronika e Zezë
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Kalo në kategori