LAJMI I FUNDIT:

U akuzua nga OBRM-PDUKM për ndikim në qeveri, Musliu: Unë dhe bashkëshortja ime një kohë të gjatë jemi cak i sulmeve, Kovaçki të kërkojë falje

U akuzua nga OBRM-PDUKM për ndikim në qeveri, Musliu: Unë dhe bashkëshortja ime një kohë të gjatë jemi cak i sulmeve, Kovaçki të kërkojë falje

Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erold Musliu, ka hedh poshtë akuzat e paraqitura në një konferencë për shtyp nga deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki, i cili e akuzoi të parin e Kundërzbulimit për ndikim mbi qeverinë.

Musliu thotë se kjo i shkakton dëme të mëdha si qytetar besnik i RMV-së dhe profesionist i përkushtuar me karrierë 31-vjeçare.


“Kjo i bëhet me qëllim gruas sime që punon 23 vjet në sektorin joqeveritare për të dëmtuar aktivitetet e saj, ndërsa fëmijët tanë i vendosin në rrezik duke shpërndarë informacione të pavërteta për prindërit e tyre”, thuhet në reagimin e Musliut.

Musliu thotë se për një kohë të gjatë është përmbajtur të reagojë ndaj gjithçkaje që thuhet për familjen e tij, duke shtuar se ka duruar ofendime të vazhdueshme me emra poshtërues të karakterit etnik.

“Nuk do të më lëkundem që të vazhdoj të drejtoj me sukses Agjencinë e Inteligjencës, për të përmbyllur procesin e reformës dhe përtëritjes së agjencisë sonë dhe gruaja ime nuk do të trembet që të vazhdojë punën e saj fisnike në sektorin e OJQ-ve. Iu ftoj që luftën politike për pikë politike ta bëni në atë fushë me projekte të qarta për shoqërinë, si dhe në Kuvend, e jo me lajme të rrejshme ku nënçmoni drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës që është një aktor i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Musliu.

Ai i bën thirrje Kovaçkit që të kërkojë falje publike për pohimet e tij në konferencën e sotme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori