Këngëtarja Fjolla Morina, ditë më parë ka akuzuar ish-partnerin e saj, Fisnik Syla, për rastin e saj të arrestimit nԯ vitin 2020.

Ndër të tjerash, Morina tha se ish-burri i saj ka lidhje të forta me shtetin, duke akuzuar se ka pasur ndikim te policia dhe organet e rendit.


Këto pretendime i ka hedhur vet poshtë Fisniku, i cili ka thënë se nuk ka se çfarë të thotë për ish-gruan e tij, e cila ka akuzuar edhe nënën dhe vëllain e saj për bashkëpunim me armiqtë e saj.

Por a ka vërtet lidhej Fisnik Syla me shtetin?

Sipërmarrësi nga Gjilani i cili është lindur dhe rritur në Belgjikë, ka qenë më parë asambleist në një komunë belge.

IMG 9604 1

Ai ka pasur rastin të takohet me disa prej figurave kryesore politike në vend, si ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

IMG 9607 e1679389012256

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar së fundmi disa fotografi të Fisnikut, të cilat tregojnë për “periudhën e tij të artë” në politikë.

Ai aktualisht vazhdon të jetojë në Belgjikë, duke u marrë me biznes. /Telegrafi/

IMG 9606