“Fast and Furious” ka sjell deri më tani tetë episode të cilat janë pritur mirë dhe kanë shënuar shikueshmëri të lartë.

“Tha Fate of the Furious” ishte seria e tetë e kësaj maratone filmash,ndërsa fansat menjëherë kanë nisur debatin me pyetjet se kur do të mund ta shohin “Fast and Furious 9”.


fasttt

Që tani kanë nisur bisedimet, por duket se në episodin e ri nuk do të mund të shohim kastin e plotë të aktorëve, kjo për arsyen se mes tyre kanë nisur përçarjet.

Ka qenë Tyrese Gibson, aktori që luan rolin e Roman Pearce në sagën e famshme, i cili sulmoi në përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, aktorin Dwayne “The Rock” Johnson.

tyrese

Ai u shpreh se nëse Dwayne do të jetë pjesë e “Fast and Furious 9”, ai nuk do të merrë pjesë në film.

“Më vjen keq të njoftoj se nëse Dwayne është në Fast9, nuk do të jetë Roman Pearce. Nëse ngatërrohesh me familjen time, do të merrem me tënden”, ka shkruar Gibson.

GettyImages 452250054

Ndërkohë kompania realizuese e filmit, Universal Pictures nuk ka dalë ende me asnjë reagim lidhur me këtë deklaratë të aktorit. /Telegrafi/