LAJMI I FUNDIT:

Twitter shkoi në ekstrem për tu mbrojtur nga Musk: Çfarë është masa “pilula helmuese”

Twitter shkoi në ekstrem për tu mbrojtur nga Musk: Çfarë është masa “pilula helmuese”

Twitter njoftoi të premten se bordi i saj i drejtorëve miratoi njëzëri mbrojtjen “pilula helmuese” si një kundërpërgjigje të një oferte të CEO-së së Teslas, Elon Musk për të blerë kompaninë dhe për ta kontrolluar privatisht.

Strategjia e mbrojtjes “pilula helmuese” u jep aksionerëve ekzistues të drejtën për të blerë aksione shtesë me një zbritje.

“Pilula helmuese” janë strategjia përfundimtare midis kompanive që janë nën sulm nga investitorët e mëdhenj ose në situata të blerjes nga kompanitë armiqësore, shkruan financialtimes.


Masa do t’i lejojë aksionarët ekzistues të Twitterit të blejnë aksione shtesë me një zbritje, duke zbehur aksionet e Musk në kompani, e cila gjë ia vështirëson punën miliarderit për ta blerë rrjetin social.

Plani i Twitter do të hyjë në fuqi nëse pjesa e Muskut rritet nga rreth nëntë për qind në 15 për qind ose më shumë.

Twitter tha se “pilula helmuese” do t’i lejonte investitorët të “realizonin vlerën e plotë të investimit të tyre” duke zvogëluar gjasat që dikush të mund të fitonte kontrollin e kompanisë pa i dhënë më shumë kohë bordit për të vlerësuar ofertën e tyre. Mbrojtje të tilla, të quajtura zyrtarisht plane të të drejtave të aksionerëve, përdoren për të parandaluar shitjen e një korporate tek një person.

Elon Musk nuk do t'i bashkohet Bordit të Drejtorëve të Twitterit edhe pse zotëron 14.9 për qind të kompanisë
Lexo po ashtu Elon Musk nuk do t'i bashkohet Bordit të Drejtorëve të Twitterit edhe pse zotëron 14.9 për qind të kompanisë

Edhe nëse kjo e dekurajon përpjekjen e magnatit, Musk mund të marrë përsëri kompaninë duke udhëhequr një “luftë me përfaqësues” në të cilën aksionarët votojnë për të mbajtur ose hequr drejtorët aktualë të kompanisë.

Twitter tha se plani nuk e pengon bordin të angazhohet me palët ose të pranojë një propozim blerjeje nëse është në interesin më të mirë të kompanisë.

“Ata po përgatiten për një betejë këtu me Muskun”, tha Daniel Ives, një analist për Wedbush Securities. “Ata gjithashtu duhet t’i japin vetes kohë që të përpiqen të gjejnë një blerës tjetër të mundshëm”, shtoi ai.

Të enjten, Twitter zbuloi se Musk kishte ofruar më shumë se 43 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë, duke thënë se platforma e mediave sociale “duhet të transformohet në një kompani private” në mënyrë që të ndërtojë besimin me përdoruesit e saj.

“Unë besoj se liria e fjalës është një imperativ social për një demokraci funksionale”, tha Musk në parashtrim. “Tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi social në formën e tij aktuale.”

Më vonë të enjten, gjatë një paraqitje në një ngjarje TED, ai tha se “të kesh një platformë publike që i besohet maksimalisht dhe që është gjerësisht gjithëpërfshirëse është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit”.

Elon Musk 'nuk është i sigurt' që oferta e tij për blerjen e Twitter do të jetë e suksesshme
Lexo po ashtu Elon Musk 'nuk është i sigurt' që oferta e tij për blerjen e Twitter do të jetë e suksesshme

Kujtojmë se javën e kaluar, Musk kishte zbuluar se ka blerë aksione të Twitterit prej rreth nëntë për qind. Vetëm Grupi Vanguard ka më shumë aksione në Twitter.

Një padi e ngritur të martën në gjykatën federale në New York pretendon se Musk vonoi në mënyrë të paligjshme zbulimin e aksioneve në kompaninë e mediave sociale në mënyrë që të mund të blinte më shumë aksione me çmime më të ulëta.

Pasi Musk njoftoi aksionet e tij, Twitter i ofroi shpejt atij një vend në bord me kushtin që ai të kufizonte blerjet në jo më shumë se 14.9 për qind të aksioneve të mbetura të kompanisë.

Por pesë ditë më vonë kompania deklaroi se Musk kishte refuzuar ofertën e tyre.

Ives tha se rruga e Twitter për “pilula helmuese” ishte një manovër e parashikueshme mbrojtëse, por mund të konsiderohet një “shenjë dobësie” në Wall Street. /Telegrafi/