LAJMI I FUNDIT:

Twitter: Limiti me 140 karaktere nuk do të ndryshojë

Twitter: Limiti me 140 karaktere nuk do të ndryshojë

Twitter do të vazhdojë ta mbajë rregullin e saj të 140-karaktereve në postimet publike që i bëjnë përdoruesit e saj.

CEO i rrjetit social Jack Dorsey, në një intervistë të fundit është pyetur për limitin e famshëm, dhe dyshimeve se rregulli do të hiqet nga rrjeti social, dhe është përgjigjur se “Ky rregull do të vazhdojë të mbesë aktivë. Është mirë për të gjithë, sepse lejon mesazhe të shkurta të momentit.”

Dorsey i ka bërë këto komente për NBC Today, kur është ftuar për nder të 10 vjetorit të rrjetit social. Ai ka shtuar se “gjërat po ndryshojnë shumë shpejtë për Twitter, dhe ne jemi vazhdimisht duke u përpjekur ta bëjmë atë më të mirë.”


Së fundmi, Twitter ka ndryshuar rregullin e saj të mesazheve private, duke mundësuar që deri në 10 mijë karaktere të shkruhen në ato, por me sa duket se të njëjtën nuk do ta bëjë për cicërimat e famshme që i bëjnë qindra milionë përdorues të saj.