Raporti i publikuar nga Twopcharts, një faqe e internetit që monitoron aktivitetin e llogarive në rrjetin social Twitter, ka gjetur se 30 për qind e llogarive ekzistuese në Twitter kanë dërguar vetëm një deri në 10 cicërima, gjithsejt.

Më tej në raport thuhet se vetëm 13 për qind e llogarive kanë postuar së paku 100 cicërima, ndërsa 542.1 milionë llogari kanë dërguar vetëm një cicërimë që nga koha kur ato janë krijuar.


Këto shifra tregojnë se më shumë se gjysma e llogarive ekzistuese në Twitter e kanë provuar shërbimin raporton gazeta "Wall Street Journal".

Twitter ka thënë se i ka regjistruar 241 milionë përdorues aktiv mujor gjatë tre muajve të fundit të vitit 2013. Twitter e konsideron një përdorues aktiv mujor nëse nga e njëjta llogari postohet një cicërimë brenda një muaji. / Telegrafi /