LAJMI I FUNDIT:

Tutkovski: Ohri nuk do ta ruajë statusin e tij në UNESKO

Tutkovski: Ohri nuk do ta ruajë statusin e tij në UNESKO

Ohri nuk do të mund ta ruajë statusin nën mbrojtjen e UNESKO-s dhe do të jetë në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, thotë kreu i Entit dhe muzeut të Ohrit.

Sipas tij, koha e mbetur për plotësimin e kushteve që UNESKO u ka dhënë autoriteteve dhe institucioneve tona për ta parandaluar këtë është shumë e shkurtër.

“Po, po. Nuk do të kemi sukses, ky është mendimi im personal, ndoshta jo të gjithë janë dakord me mua, por nuk mendoj se do të arrijmë të veprojmë sipas të gjitha rekomandimeve dhe të përmbushim aq sa duhet në këto dy vite që kanë mbetur”, deklaroi Mishe Tutkovski- drejtor i muzeut të Ohrit.

Sipas tij problemet që janë grumbulluar me dekada nuk mund të zgjidhen për një apo dy vjet.

“Megjithatë, nëse asgjë tjetër, të paktën të vendosen ligjet e duhura që do të respektohen dhe zbatohen më tej dhe që do të ofrojnë mbrojtje të mirë për të ardhmen”, theksoi Mishe Tutkovski- drejtor i muzeut të Ohrit.

Disa shoqata të mjedisit nga Ohri do të paraqesin peticion pranë autoriteteve lokale duke kërkuar që të ndalojnë betonimin e qytetit dhe zonës së mbrojtur të liqenit të Ohrit si dhe t’i respektojnë rekomandimet e UNESKO-s për ndërtim.

“Dikush me qëllim dëshiron që Ohri të hiqet nga lista e trashëgimisë botërore, që mafia urbane të ndërtojë sa të dojë dhe ku të dojë”, u shpreh Sasho Kiroski- Enheleus Lihnid.

“Ky proces i urbanizimit të pakontrolluar vazhdon. Njerëzit e komunës duhet të kuptojnë se është mbushur kupa”, theksoi Nikolla Kiselinov- Asociacioni turistik i Ohrit.

Në korrik të vitit të kaluar, UNESKO i dha afat Maqedonisë dhe Shqipërisë deri më 1 shkurt 2023, që të paraqesin raport të përbashkët për progresin e bërë në zbatimin e vërejtjeve. Pjesa më e madhe i referohen betonimit të bregut, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të zonës së bregut për infrastrukturë turistike dhe sistemit funksional të kolektorit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori