LAJMI I FUNDIT:

Turqia teston me sukses raketën balistike që arrin shpejtësinë prej 4400 kilometra në orë

Turqia teston me sukses raketën balistike që arrin shpejtësinë prej 4400 kilometra në orë

Turqia testoi për herë të dytë raketën balistike Tayfun të prodhuar në Turqi. Të hënën është shkrepur nga Riza në bregun e Detit të Zi.

Edhe pse raketa është deklaruar si me rreze të shkurtër, gjatë testimit të vitit të kaluar ajo fluturoi 561 kilometra në 456 sekonda. Ajo udhëtoi me shpejtësi prej 4.400 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

“Kemi kryer me sukses një test të ri të raketës Tayfun”, tha kreu i industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir.

Për shkak të rrezes së saj, raketa u lëshua në orën 6:44 të mëngjesit nga një vendndodhje pranë aeroportit Rize-Artvin.

Tashmë gjatë provës së parë tetorin e kaluar, raketa e kaloi kufirin prej 500 kilometra për raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se rrezja mund të jetë edhe më e madhe, deri në 1000 kilometra. Raketa lëshohet nga një lëshues mobil.

Turqia e konsideron të rëndësishëm zhvillimin e raketave të veta balistike, sepse kjo i jep asaj epërsi. Vetëm një numër i vogël vendesh, si SHBA janë të afta të prodhojnë sisteme antiraketë.

Turqia ka zhvilluar një sërë armësh të reja vitet e fundit, nga automjetet e blinduara e deri te dronët. Raketa e vogël e Chakir u testua më 12 maj kur u lansua nga një dron Akinci nga një lartësi prej 7000 metrash.

Në trend Botë

Më shumë
Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Botë
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Amerika
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë
Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Evropa
Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Botë
Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Botë
Kalo në kategori