LAJMI I FUNDIT:

Turqia prezantoi një makinë fluturuese – ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Turqia prezantoi një makinë fluturuese – ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Në ditën e fundit të panairit të aviacionit dhe teknologjisë TEKNOFEST në qytetin turk të Izmirit u prezantuan arritje të shumta teknologjike.

Panairi i Aviacionit dhe Teknologjisë organizohet nga Fondacioni Turk i Teknologjisë (T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Turqisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç bëhet e ditur, TEKNOFEST këtë vit mbahet për herë të tretë në Izmir.

Edhe sot, si edhe ditët e kaluara, panairi u vizitua nga një numër i madh qytetarësh dhe turistësh të cilët patën mundësinë të shohin arritje interesante teknologjike dhe shkencore.

Dhe në TEKNOFEST u prezantua edhe makina fluturuese turke “AirCar”, e cila tërhoqi vëmendjen e veçantë të vizitorëve.

Inxhinieri i softuerit Mehmet Turan, i cili ka punuar në zhvillimin e makinës fluturuese, tha se “AirCar” peshon rreth 450 kilogramë.

“Ky është një mjet që mund të arrijë shpejtësinë 120 kilometra në orë dhe ka një distancë prej 50 kilometra. Ky mjet mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për trafikun e ngarkuar”, citohet të ketë thënë Turan.

Ai shtoi se ata mund të marrin leje për të fluturuar në Turqi që në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Toyota prezantoi një tjetër model të veçantë Supra

Toyota prezantoi një tjetër model të veçantë Supra

Auto
Një model i vjetër “i ndryshkur” i Ford shitet për më shumë se 200 mijë euro

Një model i vjetër “i ndryshkur” i Ford shitet për më shumë se 200 mijë euro

Auto
Një

Një "nxënës" në Angli dështoi në 59 teste teorike të autoshkollës, përpara se më në fund ta kalojë atë

Auto
Si në filma fanta-shkencë, pamje brenda Tesla Cybertruck

Si në filma fanta-shkencë, pamje brenda Tesla Cybertruck

Auto
Toyota e ka seriozisht, bateritë e teknologjisë së re dhe deri në gjashtë modele të reja deri në vitin 2025

Toyota e ka seriozisht, bateritë e teknologjisë së re dhe deri në gjashtë modele të reja deri në vitin 2025

Auto
Scenic E-Tech electric arrin në finalen e çmimit Makina Evropiane e Vitit 2024

Scenic E-Tech electric arrin në finalen e çmimit Makina Evropiane e Vitit 2024

Auto
Kalo në kategori