LAJMI I FUNDIT:

Turqia mbështet idenë që duhet akoma të bisedohet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Turqia mbështet idenë që duhet akoma të bisedohet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëdhënësi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se Turqia dhe vendet e tjera duhet akoma të bisedojnë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Siç raporton Reuters, ai në forumin ndërkombëtar në Doha, tha se Kievi ka nevojë për më shumë përkrahje që të mbrohet, transmeton Telegrafi.

Deputetja ukrainase jep detaje rrëqethëse për dhunën që ushtrohet ndaj grave në vendin e saj nga ushtarët rusë
Lexo po ashtu Deputetja ukrainase jep detaje rrëqethëse për dhunën që ushtrohet ndaj grave në vendin e saj nga ushtarët rusë

Megjithatë, Kalin shtoi se të gjithë i kanë prishur raportet me Rusinë, që sipas tij në fund nuk do të ketë kush që të bisedojë me ta.


“Ukrainasit kanë nevojë për ndihmë në çdo aspekt, për t’u mbrojtur – por edhe duhet dëgjuar edhe palën ruse – në njërën apo tjetrën mënyrë”, porositi Kalin. /Telegrafi/