LAJMI I FUNDIT:

Turqia heq pengesat për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Turqia heq pengesat për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Turqia pranon të ndërmarrë hapin tjetër në ratifikimin e aplikimit të Finlandës në NATO.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij do të ndërmarrë hapin tjetër në ratifikimin e kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO.

Finlanda dhe fqinji i saj, Suedia aplikuan për t’u bërë anëtarë të aleancës së mbrojtjes dhjetë muaj më parë, pas dekadash mos-angazhimi.


Erdogan e bëri të ditur lajmin gjatë një konference për shtyp në Ankara pas një takimi me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.

“Kur bëhet fjalë për përmbushjen e premtimeve të saj në memorandumin trepalësh të mirëkuptimit, ne kemi parë se Finlanda ka ndërmarrë hapa autentikë dhe konkretë. Kjo ndjeshmëri për sigurinë e vendit tonë dhe bazuar në progresin që është bërë në protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO, ne kemi vendosur që të fillojmë procesin e ratifikimit në parlamentin tonë”, pohoi ai.

Erdogan dhe aleatët e tij kanë shumicën në parlament dhe ratifikimi ka të ngjarë të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale në muajin maj. Të gjithë anëtarët ekzistues të NATO-s duhet të miratojnë anëtarësimin.

Anëtarësimi i Suedisë mund të jetë një çështje pak më e vështirë – Turqia e akuzon vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që i konsideron si organizata terroriste, siç janë grupet kurde. /Telegrafi/