Turku u rrëzua nga shkallët - pothuajse nuk u djeg pasi tymi filloi t'i dilte nga xhepi

Teksa zbriste shkallët e akullta në Stamboll, personi të cilit i rrëshqiti këmba, ra në tokë dhe nga telefoni në xhepin e pasmë i doli tym.
Pas reshjeve të mëdha të borës, një person që zbriste nga shkalla e mbuluar me akull rrëshqiti dhe ra në tokë.
Por, ajo që i ndodhi më pas është një rast i rrallë dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë.
Telefoni që e kishte pasur në xhepin e pasmë i doli tym. Burri reagoi shpejt dhe hodhi në tokë telefonin e mençur.
Ndryshe, burri thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































