LAJMI I FUNDIT:

Turkish Airlines: Mos u besoni lajmeve të pavërteta për panikun në Aeroportin e Shkupit

Turkish Airlines: Mos u besoni lajmeve të pavërteta për panikun në Aeroportin e Shkupit

Pas rastit të mbrëmshëm ku në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup u shkaktua panik, për shkak të gjetjes së një telefoni celular, i cili ishte harruar në ndenjësen e avionit të kompanisë “Turkish Airlines” që do të udhëtonte për në Stamboll, reagoi kompania në fjalë duke kërkuar ndjesë deri te pasagjerët për vonësën e avionit, i cili për shkak të objektit të dyshimtë zbatoi procedurat e sigurisë së fluturimeve, Përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e kompanisë “Turkish Airlines” theksohet se procedurat e sigurisë së fluturimeve janë të detyrueshme sipas rregullores së korporatës dhe rregullores ndërkombëtare të fluturimeve, ndërsa pas disa masave shtesë të nevojshme me iniciativë të zyrtarëve të sigurisë së aeroportit, në orën 22:45 sipas kohës lokale janë mbyllur dyert dhe udhëtimi në fjalë është realizuar pa asnjë problem.

Nga kompania “Turkish Airlines” apelojnë që të mos merret parasysh asnjë lajm i pavërtetë i plasuar jashtë kësaj komunikate zyrtare.


“Me këtë rast, i falënderojmë qytetarët e respektuar të Maqedonisë për besimin dhe gatishmërinë që kanë për markën tonë. Po ashtu, jemi falënderues edhe ndaj autoriteteve të Maqedonisë për drejtimin e këtij procesi me besim dhe për kurorëzimin e tij me rezultate të suksesshme”, thonë nga kompania turke, për Anadolu Agency.

Turkish Airlines është kompania që realizon fluturime në më së shumti shtete dhe destinacione ndërkombëtare në botë, ndërsa misioni i saj për ta lidhur Maqedoninë me botën përmes Stambollit si qendër tranzitore, vazhdon pa ndërprerje që nga viti 1998 në koordinim të plotë me partnerët e kompaniseë dhe autoritetet e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori