LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Shqipëri me pritshmëri të larta, më shumë të huaj në hotele, linjat ajrore shtojnë kapacitetet

Turizmi në Shqipëri me pritshmëri të larta, më shumë të huaj në hotele, linjat ajrore shtojnë kapacitetet

Jo vetëm rritje në numra, por edhe në shpenzime për hotele dhe restorante. Turizmi në Shqipëri këtë vit po i drejtohet një tjetër rritjeje të fortë, teksa instituti i statistikave INSTAT raporton se pranvera e këtij viti pati një rritje të ndjeshme të vizitave dhe net qëndrimeve nga të huajt.

Në shifra absolute, vizitorët e dyfishuar nga Kosova zënë vendin e parë në listën e turizmit ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Italia. Mirëpo, vlen të përmendet një rritje e fortë e hyrjeve në vend nga Gjermania, Turqia, Shtetet e Bashkuara, por edhe Spanja dhe vendet nordike.


Ecuria e fortë dhe e qëndrueshme e turizmit, perceptohet se do të vazhdojë rritjen edhe nga linjat e huaja ajrore, që kanë njoftuar zgjerimin e numrit të destinacioneve, bazën e avionëve dhe frekuencën e fluturimeve, për të shërbyer më shumë të huaj që duan të vizitojnë vendin, por edhe shqiptarë që kërkojnë të shohin destinacionet europiane.

Për periudhën Janar-Mars, mbi 203 mijë net fjetje nga të huaj u regjistruan në strukturat akomoduese të vendit, 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Pjesa kryesore ishin të shpërndara në rajonin qendror të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë thuajse në mënyrë të barabartë në jug dhe veri të vendit.

Rritja e turistëve u përkthye edhe në një shtim të vizitorëve në muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, në një total prej 51 mijë biletash të shitura në tre muajt e parë të vitit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori