Pandemia COVID-19, si dhe masat që ka marrë vendi ynë për mbrojtje ndaj pandemisë, ka bërë që 2020 të jetë njëri ndër vitet më të vështirë në sektorin e turizmit në Kosovë.
Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, ka thënë se pandemia në vitin 2020, ka bllokuar të gjitha aktivitetet e sektorit të turizmit dhe se Qeverisa e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar këtë sektor, i cili është shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës.
“Pandemia ka kufizuar shumë elementet, të cilat zhvillohen gjatë vitit në pjesën e turizmit, njëkohësisht ka ndërprerë mos të them qind për qind, por 90 për qind ka ndërprerë pjesën e grupeve ose vizitorëve në Kosovë. Institucionet nuk kanë qenë mbështetës të këtij pavarësisht insistimeve në këtë sektor, takimeve, diskutimeve, debateve, kërkesave që unioni ka bërë, ende nuk kemi diçka konkrete se çka kërkohet nga komuniteti i turizmit, duke e pasur parasysh që turizmi është njëra nga shtyllat kryesore të ekonomisë së këtij vendi”, ka thënë Hoti për KP.
Hoti ka thënë se ndihmat e ndara për punëtorët dhe bizneset janë të pamjaftueshme për sektorin e turizmit, pasi nevojiten pako konkrete që do të ndihmonin bizneset me qëllim të përballimit sa më të lehtë të pandemisë.
Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndihmojë më shumë turizmin për shkak të gjendjes jo të mirë në të cilin ndodhet ky sektor.
“Nuk ka pasur ndihma të mjaftueshme duhet të ketë pako konkrete. Vija buxhetore konkrete, të cilat do të tregojnë çfarë t’i ndihmojnë komunitetit të biznesit për shkak se në këtë sektor janë të përfshira hotelet, pjesa e gastronomisë, transporti, guidat dhe veprimtari të tjera. Turizmi është njëra ndër shtyllat kryesore të këtij vendi dhe institucionet, por edhe qeveria më në fund duhet t’i kthejë sytë nga turizmi dhe ta vlerësojë dhe ta dinë rolin e turizmit. Është momenti që institucionet ta ndihmojnë turizmin për shkak se ndodhet në gjendje të keqe… Është për keqardhje nëse sot e gjen një hotel me 60-70 dhoma në mes të kryeqytetit dhe e gjen të mbyllur. Ky është një dëm tepër i madh”, ka thënë Hoti.
Fisnik Dragusha, drejtori në një agjenci turistike, ka thënë se Kosova nuk ka Ministri të Turizmit, por as ligj me të cilin do të merrej me problemet e këtij sektori.
Ai thotë se gjatë pandemisë nuk kanë punuar, gjep e cila ka ndikuar në rënien e madhe të kapaciteteve të planifikuara për zhvillim në vitin që lamë pas.
“Turizmi ka qenë sektori më i pa ndihmuar në aspektin e rimëkëmbjes ekonomike, pasi nuk ka pasur asnjë statistikë se sa është lënduar ky sektor dhe duke mos pasur ministri, departament të organizuar në nivelin e duhur ka mbetur anash si sektor. Rënia ka qenë shumë e madhe. 70 për qind e kapacitetit të planifikuar nuk është realizuar dhe kjo ka ndikuar te ndikimi financiar i kompanisë, duke qenë se është dashur të rëndohen klientët, duke qenë që edhe atyre që i kemi bërë rezervim dhe i kemi shtyrë për vitin në vazhdim, profiti është i humbur brenda asaj pakete”, ka thënë Dragusha.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të garantojnë te bankat që të hiqet ky sektor nga lista e zezë, por edhe të ndajë subvencione.
“Kërkesat tona do të ishin një planifikim më stabil, i cili e sqaron shumë më mirë në gjashtë muajt e ardhshëm se çfarë plane do të ndërmerren dhe një ndihmë në drejtim të qasjes së financave sa i përket bankave duke kërkuar nga bankat që ta heqin turizmin nga ‘lista e zezë’ dhe të garantojnë që sektori i turizmit të jetë pretendues për të marrë mbështetje financiare dhe një subvencion i cili kishte me qenë një vlerë 4 deri 5 milionë euro, do ta nxirrte komplet sektorin në pozicion tjetër sa i përket agjencive turistike dhe një numër të caktuar të hoteleve që kanë pasur turistë të huaj dhe janë dëmtuar, për vitin 2021, duke i ruajtur mijëra vende pune, por njëherësh duke ruajtur edhe imazhin e operimit dhe të gjitha licencat”, tha Dragusha.
Ndryshe, Unioni i Turizmit në Kosovë, gjatë kohës së pandemisë është munduar t’i ndihmojë komunitetit të turizmit, ku kanë arritur që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje ndërkombëtare dhe 19 marrëveshje të ndryshme, me institucione të ndryshme të cilat me kalim të pandemisë të jenë gati të implementohen ato.
Tjetër marrëveshje gjatë kësaj kohë është edhe marrëveshja ndërkombëtare që është bërë me Unionin e Turizmit të Shqipërisë, ku janë mbajtur dy aktivitete në kuadër të kësaj marrëveshje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista serbe e ka fajin për gjithçka
LSDM: OBRM-PDUKM dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike
Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, ka përdorur dokument të falsifikuar
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre