Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Kur përmendet ky qytet, menjëherë na shkon mendja tek vreshtat e panumërta me hardhi të rrushit. Për këtë arsye, rakia e vena, janë ato me të cilat edhe identifikohet ky vend.
Por, pozita e mirë gjeografike, ka bërë që Rahoveci të posedojë edhe të tjera vende, të cilat ia vlen për t’u vizituar.
I tillë është edhe ky vend, me një pamje mahnitëse që ta merr frymën, ku duket se i tërë qyteti ndodhet në pëllëmbë të dorës.
“Këtu gjendemi tek Maja e Shkodranit. Ashtu siç e dini, Rahoveci karakterizohet me një pjesë të madhe të konsiderueshhne të vreshtave të tokës të punueshme. Por Rahoveci karakterizohet edhe me këtë vend të bukur i cili ka filluar të vizitohet shumë nga vizitorë të ndryshëm të qytetit të Rahovecit, të fshatrave të Rahovecit por jo vetëm. Ky vend ka filluar të vizitohet edhe nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe rajonit. Këtu, ju nga kjo pamje mund ta shihni jo vetëm Rahovecin por edhe fshatrat përreth por edhe një pjesë të Rrafshit të Kosovës”, thotë Veli Gashi.
Për shkak të aktraktivitetit që ofron, Maja e Shkodranit është shndërruar në një ndër vendet më të frekuentuara në Rahovec. Mirëpo, ajo çka e bën edhe më të veçantë, është ndërthurja e historisë me turizmin. Po së pari, të ndalemi tek emri, prejardhjen e të cilit shumica prej jush jeni kureshtarë ta dini. Pse pikërisht Maja e Shkodranit?!
“Ky vend e ka marrë emrin për shkak të katër dëshmorëve që kanë ra këtu. Tre janë nga komuna e Rahovecit ndërsa i 4-ti është Arian Brahimi, ose ndryshe siç i themi ne Shkodrani. Pse është Shkodrani?! Është Shkodrani sepse Ariani ka ardhur nga Anglia, në luftën e vitit 1999, në betejën e Rahovecit dhe ka ra në këtë vend për të gëzuar lirinë, populli i Rahovecit dhe Kosovës. Emërimi i këtij kompleksi përkujtimor, është bërë përveç veprës sublime që kanë bo dëshmorët tjerë të Rahovecit dhe gjithë Kosovës, komuna, institucionet e komunës së Rahovecit, Organizatat e dala nga lufta e kanë vendosë emrin e Arianit për shkak të sakrificës sublime që ai e ka bërë”, përfundon Gashi.
Ata që duan ta vizitojnë këtë vend jo me veturë, por me biçikletë, mund ta bëjnë edhe këtë pasi që rruga që dërgon deri atje, ka edhe shtegun për çiklistë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë