LAJMI I FUNDIT:

Turistet përleshen për një selfie, intervenon edhe policia (Video)

Turistet përleshen për një selfie, intervenon edhe policia (Video)

Policia është dashur të intervenojë për të ndarë dy turiste, që nisën të përleshen se cila do bëjë e para selfie para shatërvanit të famshëm Trevi që ndodhet në Romë.

Gjatë kohës që 19-vjeçarja dhe gruaja 44-vjeçare shkëmbenin grushte dhe shpulla, familjarët e tyre përpiqeshin t’i ndalonin, por e kishin të kotë, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye intervenuan policët që u gjetën në afërsi, për të ndaluar aktin e ‘turpshëm dhe fëmijërorë’.


“Sikur t’i shihje dy fëmijë, që rrihen për shkak të një gjëje të parëndësishme”, ka qenë komenti që po e shoqëron videon e realizuar nga një i pranishëm në kryeqytetin italian. /Telegrafi/

https://youtu.be/5U6M_wJarQ4