Një gondolë u përmbys të dielën në mëngjes në një kanal të vogël në Venecia, duke bërë që gondolieri dhe turistët të bien në ujë.

Shkak u duk të ishte lëvizja e papritur e disa turistëve që po bënin selfie dhe video me celularët.


Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe të gjithë arritën të ktheheshin në breg duke u mbajtur pas anijeve të ankoruara ose dritareve në nivel uji.

Ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë së qytetit dhe shpejt u bë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/