LAJMI I FUNDIT:

Turistët e huaj “zbulojnë” Elbasanin – Kalaja në mes të qytetit tërheq më shumë vizitorë

Turistët e huaj “zbulojnë” Elbasanin – Kalaja në mes të qytetit tërheq më shumë vizitorë
Foto: Ilustrim

Shqipëria vazhdon të presë qindra e mijëra turistë. Çdo ditë në qendër të qytetit të Elbasanit qëndrojnë me dhjetëra autobusë me turistë nga vende të ndryshme të botës.

Turistët shprehin më shumë interes për qytetet me një kulturë dhe histori të lashtë. Në Elbasan kalaja është destinacion i parë që vizitohet ku edhe guidat i mëshojnë bashkëjetesës së shkëlqyer fetare që më së miri demonstrohet brenda kalasë së Elbasanit.


“Unë jam nga SHBA. Është hera ime e parë në Shqipëri. Sapo kam mbërritur nga Shkupi, Maqedonia Veriut. Nuk kisha parë kurrë vende të Evropës Lindore dhe vendosëm të vijmë. Sapo kam mbërritur në këtë vend dhe kam parë gjëra shumë të bukura, peizazhe shumë të bukura, male. Besoj që ky udhëtim do të jetë shumë i bukur”, tha një turiste.

“Unë vij nga Holanda. Sapo kam mbërritur dhe shoh kaq shumë njerëz dhe turistë. Isha i interesuar për historinë e Shqipërisë. Më ka bërë përshtypje natyra shumë e bukur”, tha një turist.

“Unë jam nga Karolina e Veriut. Është hera ime e parë në Shqipëri. Erdhëm nga Maqedonia e Veriut në një tur. Kam dëgjuar që Shqipëria është vend unik dhe jam shumë e interesuar në vendet që janë shkëputur nga Bashkimi Sovjetik. Kam dëshirë të shoh si kanë ndryshuar këto vende që tashmë janë vende demokratike”, tha një tjetër turist.

Përpara se të vijojnë rrugëtimin e tyre nëpër Shqipëri, turistët shprehin interes edhe për Muzeun Etnografik i cili pasqyron jetën e një familje qytetare elbasanase shekuj më parë. Natyra e bukur shqiptare dhe mikpritja janë dy përshtypjet që të huajt marrin me vete teksa largohen. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori