Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon një tufë me nëntë ujqër që ulërijnë pranë shtëpizës së një çifti në Quebec, Kanada.

Michee Jules, 34 vjeç, dhe gruaja e tij Maya Jules, 33, ishin në Quebec për të festuar ditëlindjen e Michee kur hasën në një pamje të papritur.


Festa e tyre mori një kthesë befasuese ndërsa ujqërit u mblodhën jashtë kabinës së tyre, duke ulëritur, përcjell Telegrafi.

Edhe pse ata ishin paralajmëruar për praninë e ujqërve në zonë, asnjëri nuk priste të shihte kaq shumë jashtë vendit të tyre me mure xhami.

“Ishte një përvojë e mirë të dëshmosh këto kafshë nga afër", tha Michee.

Çifti qëndroi në kabinë për një javë dhe raportoi se kishte parë ujqërit çdo ditë.

Ndërkohë, Kanadaja është shtëpia e një popullate të madhe ujqërsh, e dyta më e madhe në botë pas Rusisë.

Sipas Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve, Kanadaja ka mbi 50,000 ujqër të hirtë. /Telegrafi/