Tuchel zyrtarizohet si trajneri i PSG-së

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajner i ri i skuadrës së tyre.
Unai Emery ka deklaruar se do të largohet nga kampioni spanjoll në fund të sezonit 2017/18.
Edhe drejtuesit parisien ishin gati për largimin e spanjollit dhe që një kohë janë në kërkim të trajnerit të ri dhe tani si duket e kanë gjetur.
Është ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Tuchel, i cili është zgjedhur nga drejtuesit e PSG-së si pasues i Emeryt.

Vet klubi i madh francez ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Tuchelin.
Tuchel ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme për dy vite me klubin parisien.
"Jam shumë i lumtur të mirëpres Thomas Tuchelin si trajner të ri të Paris Saint-Germain", ka deklaruar presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi.
"Është një gëzim, krenari dhe ambicie e madhe që unë të bashkohem me këtë klub të madh botëror të futbollit siç është Paris Saint-Germain", deklaroi Tuchel pas nënshkrimit të kontratës së tij. /Telegrafi/






















































