LAJMI I FUNDIT:

Tubim përkujtimor në 21 vjetorin e Betejës së Markalleshëve

Tubim përkujtimor në 21 vjetorin e Betejës së Markalleshëve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor, kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi.

Beteja e Markalleshëve u zhvillua më 7 gusht të vitit 1998 ku, të organizuar e të sistemuar funksionalisht, Markalleshët shkëlqejnë sa në defansivë aq edhe në ofensivë.

Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra, pleq e plaka dhe kështu u mbrojtën burrërisht duke lënë në altarin e lirisë dy dëshmorë e më muaj më vonë edhe dy të tjerë.


Më 7 gusht të vitit 1998, rreth orës 15,00, me autoblinda, tankse, pinzgavera e me skuadra ndëshkimore të këmbësorisë, të prirë prej paramilitarëve vendas sulmojnë fshatin Vraniq, në të djathtë të rajonales Gjakovë-Klinë, vërsulen mbi Lleshët e këtij fshati ku dhe filloi beteja në të cilën turpërisht thyhen forcat serbe të cilët nuk arrijnë për ta marrë korridorin logjistik e të stacionohen në Vraniq.

Tubimi përkujtimor për nder të kësaj beteje dhe katër dëshmorëve do të mbahet në fshatin Vraniq prej orës 13:00.

Ndërsa më vonë gjatë ditës kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli në shkollën e fshatit Dobërqan në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori