Tryeza festive: Mish viçi i marinuar në salcë aromatike

Ide për racion të thjeshtë Përbërësit:- 600 g mish gjedhi apo viçi,- 6 lugë vaj,- 2 fletë dafine,- 250 ml lëng domateje,- 1 lugë e vogël borzilok,- 2 lugë erëza bimore,- kripë,- 1 lugë e vogël majdanoz,- 3 qepë,- 2 lugë të vogla spec të kuq të bluar,- pak piper.Përgatitja: 1. Qëroni qepën dhe grijeni imët. Në vajin e nxehur fërgoni qepën derisa të marrë ngjyrë të errët në të verdhë.
2. Pasi që qepra të jetë mirë e fërguar, shtoni ujin dhe lëreni të vlojë rreth 20 minuta. Ndërkohë pritni mishin në kube. Kur qepa të fërgohet, shtoni 2 lugë të vogla spec të kuq, disa fletë dafine dhe mishin. Shtoni ujë, përzieni, shtoni majdanozin dhe lërini të vlojë. Nëse është e nevojshme, herë pas here shtoni ujë.
3. Pesëmbëdhjetë minuta para se gjella të jetë gati, shtoni erëza dhe salcën e domates, dhe qitni kripë dhe piper sipas shijes. Sa më shumë që të zihet, gullashi është edhe më i mirë. Mos harroni që gullashin herë pas here ta përzieni.
Dhe në fund shtoni një lugë të vogël borzilok dhe zieni edhe 2 – 3 minuta. Mund ta shërbeni me oriz apo me pure patatesh.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































