LAJMI I FUNDIT:

Trusti sqaron problemin “gabim i papritur” që po iu shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit

Trusti sqaron problemin “gabim i papritur” që po iu shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit

Trusti Pensional ka sqaruar problemin “gabim i papritur” që po iu shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Sipas tyre, kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që ka pranuar Trusti për verifikim, për ndonjë arsye nuk po arrijnë të konfirmohen.

“Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”.


Demi: Pensionistët nuk lejohen të aplikojnë në Trust për të tërhequr 10-përqindëshin
Lexo po ashtu Demi: Pensionistët nuk lejohen të aplikojnë në Trust për të tërhequr 10-përqindëshin

“Ju lusim për mirëkuptim meqë as ky problem teknik nuk ka qenë e mundur të parashikohej por besojmë se do ta kalojmë ditëve në vijim”, ka sqaruar Trusti.

Ndryshe, në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomikeqytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Qytetarët mund të aplikojnë në këtë link: https://bentenapp.azurewebsites.net/  

Ndryshe, qytetarët që kanë aplikuar sot, paratë do t’i marrin pas datës 23 dhjetor./Telegrafi/

SQARIM PËR MESAZHIN “GABIM I PAPRITUR”

Të nderuar kontribuues,

ka me dhjetëra kontribuues që po ankohen se gjatë…

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Friday, December 11, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori