Trupi ad-hoc për gjysmë mandati: Ashtu siç afrohen zgjedhjet, aq më shumë vështirësohet informimi
Përkeqësohet informimi i mediumeve pas periudhës së pestë, nga gjithsej dhjetë, të cilat Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale i ka në vëzhgim deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në gjysmë mandati, një pjesë e anëtarëve thonë se në vend që të ketë përmirësim, disa media e kanë përkeqësuar informimin.
Një lajm i mirë është se anëtarët i morën honorarët e ngecur në relacion Qeveri- Ministri e financave dhe ASHAAV.
Sipas anëtarit të trupit ad- hok, Lubomor Kostovski, interesante është se më afër balancimit në informim janë mediumet në gjuhën shqipe. Ai gjithashtu ka konstatuar se Gjykata Administrative është shpallur jo- kompetente për një kallëzim dhe u ka hedhur poshtë shkresën.
“Sipas arsyetimit të tyre, ata janë shpallur jo- kompetent sepse nuk kanë mandat para se të filloj fushata zgjedhore. Megjithatë, sipas Kodit zgjedhor, ata patjetër duhet të veprojnë lidhur me shkresat e trupit ad- hok. Informimi këto dhjetë ditë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Një pjesë e televizioneve fare nuk i respektojnë rekomandimet e Kodit zgjedhor dhe praktikojnë propagandë në thuajse 100% e edicioneve informative” thotë Kostovski.
Ky komisioni me tre vota “për” dhe dy “kundër”, të premten propozoi miratimin e procedurave kundërvajtëse ndaj televizioneve “Sitel, “Alfa” dhe “Nova”.
Sipas vendimit të Komisionit, procedurat për televizionet “Sitel” dhe “Nova” miratohen për shkak të nenit 75, paragrafit 1, që rregullon balancimin e informimit ndërsa për televizionin “Alfa” procedura është nisur sipas nenit 75, paragrafi B nga ligji, që ndalon kontribute me të cilat mund të lihet përshtypje se janë aktivitete të organeve shtetërore dhe partiake.
Dy anëtarët që votuan kundër këtyre propozimeve (Cvetin Çilimanov dhe Slagjana Dimishkova) paralajmëruan se do të dorëzojnë mendime të ndara dhe theksuan vërejtje për zbatimin jo të duhur të ligjit dhe metodologjisë së Agjencisë së mediumeve.
Komisioni i përkohshëm shqyrton raportet e ASHAAV për informimin e 18 televizioneve dhe radio- difuzerëve në çdo dhjetë ditë.
ASHAAV shkresat deri në repartin për kundërvajtje pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, sipas Kodit zgjedhor, patjetër t’i dorëzoj në afat prej 48 orëve.
Sipas Ligjit për shkelje, nuk ka afat deri kur gjykatat duhet të vendosin, por vetëm përmendet “me procedurë të shpejtë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë