Liria e shprehjes është një pasuri e madhe. Për individë privatë, për gazetarët, por natyrisht edhe për politikanët. Në një shoqëri të lirë duhet të jetë e mundur të shprehësh mendimin tënd, të argumentosh kundër mendimit të dikujt, pa rrezikuar se për këtë mund të dënohesh. Por është e drejtë që një politikan të lirojë ulësen, nëse vërtetohet se ka gënjyer.
Për dallim nga argumentimet e mbrojtësve të Donald Trumpit, në këtë proces nuk bëhej fjalë për mbrojtjen e fjalës së lirë, por për mbrojtjen e të ardhmes së demokracisë amerikane.
Presidenti Trump ka shkatërruar për vite të tëra besueshmërinë ndaj institucioneve politike të Amerikës, pa u ndëshkuar, duke minuar besimin në zgjedhjet e lira dhe duke dëmtuar vetë thelbin e çdo demokracie. I etur për pushtet, ai vazhdonte të përhapte gënjeshtrën se zgjedhjet ishin vjedhur edhe atëherë kur mbi 60 gjykatës, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre, të cilët i emëroi vetë Trumpi, konfirmuan qartë se ai i kishte humbur zgjedhjet presidenciale kundër Joe Biden me mbi shtatë milionë vota dallim.
Fushata e tij populiste e shpifjeve arriti kulmin në kohën e sulmeve të tmerrshme me 6 janar 2021, kur ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të pamundësojnë verifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale dhe të sulmojnë ndërtesën e Senatit. Edhe pse ishte e qartë prej fillimit se do të jetë shumë vështirë të dënohet vetë Donald Trump, demokratët ishin të detyruar të fillojnë këtë proces kundër Trumpit. Tekefundit, videot e prezantuara gjatë procesit në Senat tregojnë se sa i rrezikshëm ishte ky sulm vërtetë. Në fund të fundit, vetëm duke i falënderuar guximit të disa oficerëve të policisë, politikanët kryesorë, përfshirë këtu edhe ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, shpëtuan nga dhuna e turmës. Pesë persona humbën jetën atë ditë, e ka mundur të ketë edhe më shumë viktima. E ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara mban përgjegjësinë.
Turp është që Trumpi nuk do të përgjigjet për këtë. Fakt është që këto imazhe i kanë bërë të mendojnë mirë disa votues republikanë, por jo edhe shumicën dërrmuese të senatorëve republikanë, që është shumë shqetësuese. Epilogu i këtyre procedurave tregon se sa nën kontroll vazhdon të mbajë Donald Trump Partinë Republikane. Sa e madhe është brenga e deputetëve, se ata do të mund të ndëshkoheshin nga mbështetësit e Trumpit në zgjedhje, nëse e vendosin ligjin para mbajtjes së posteve.
Ajo që ka mundur të jetë një çlirim nga gjendja, përfundoi me çimentimin e përçarjeve në këtë vend. Për bashkësinë ndërkombëtare ky është një tregues i qartë se SHBA do të jetë e preokupuar me veten e vet në vitet e ardhshme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit