Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tall të enjten me kandidatin demokrat për president, Joe Biden për vendosjen e një maske në fytyrë edhe pasi SHBA-ja vazhdon të udhëheqë botën me rastet e coronavirusit, me më shumë se gjashtë milionë infeksione.

Duke folur para një turme kryesisht pa maska në Pensilvani, Trump pyeti mbështetësit nëse ata e njohin "një njeri që i pëlqen një maskë aq shumë" sa Biden, raporton CNN.


"Kjo i jep atij një ndjenjë sigurie," tha Presidenti. "Nëse do të isha psikiatër, do të thosha që ky djalë ka disa probleme të mëdha", transmeton Telegrafi.

892d67bf e0e9 40fb 82dc 593046727aca scaled

Komentet e Trumpit, të cilat erdhën një ditë pasi SHBA-ja kaloi 185 mijë vdekje shkaku i COVID-19, bien ndesh me këshillat e ekspertëve të shëndetit publik, të cilët kanë theksuar rëndësinë e mbulimit të fytyrës mes rihapjes së vendit, duke pasur parasysh që njerëzit pa simptoma mund të transmetojnë pa e ditur virusin.

Maskat kryesisht janë për të parandaluar që njerëzit që kanë virusin të infektojnë të tjerët.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet për presidentin e ri amerikan do të mbahet më 3 nëntor (e martë). /Telegrafi/