LAJMI I FUNDIT:

Trump: Ushtarët amerikanë mund të qëllojnë emigrantët, nëse ata hedhin gurë

Trump: Ushtarët amerikanë mund të qëllojnë emigrantët, nëse ata hedhin gurë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv “javën e ardhshme” që synon kufizimin e rregullave të azilit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai gjithashtu sugjeroi që trupat amerikane që ai dërgoi në kufirin SHBA-Meksikë mund të vritnin dikë në karvanin e emigrantëve nëse dikush hedh gurë në drejtim të tyre.

Trump tha se administrata e tij po përfundon një veprim ekzekutiv që do të kufizonte kërkesat e azilit për portet ligjore të hyrjes, duke pretenduar se migrantët shpesh abuzojnë me sistemin duke fabrikuar nevojën e tyre për azil.


Por ai nuk pranoi të përcaktojë se si do të funksiononte një ndryshim që ai përshkroi si një urdhër i ardhshëm ekzekutiv ose pse ai po organizonte një fjalim presidencial për një ndryshim politik që është ende në fazat paraprake.

I pyetur nëse ai parashikon se trupat e SHBA-së do të qëllonin në drejtim të grupit të emigrantëve, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Nuk shpresoj, shpresoj jo, por ata janë ushtarë”.

“Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, tha Trump, por shtoi se “kushdo që hedh gurë në anëtarët e shërbimit ushtarak do të konsiderohet sikur të jetë duke përdorur një armë zjarri”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori