LAJMI I FUNDIT:

Trump uron Pendarovskin për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Trump uron Pendarovskin për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, e ka uruar presidentin Stevo Pendarovski.

Në letër thuhet se presidenti Trump dhe qytetarët amerikanë, së bashku urojnë presidentin Pendarovski dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju uroj për zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes historike të Prespës, e cila sjell më shumë siguri dhe prosperitet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Vendosmëria e vendit tuaj në parimet demokratike, sundimit të së drejtës dhe përgjegjësia e qeverisë janë për t’u lavdëruar. SHBA-të fuqishëm mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe me padurim presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë për avancimin e paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në letrën e Trumpit.

Urime për ditën e pavarësisë, Stevo Pendarovski ka marrë edhe nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, ai i Rusisë Vladimir Putin, i Turqisë Rejep Taiyp Erdogan, si dhe nga shefat e shteteve të vendeve anëtare të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori