LAJMI I FUNDIT:

Trump do të emërojë ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker ambasador të Shteteve të Bashkuara në NATO

Trump do të emërojë ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker ambasador të Shteteve të Bashkuara në NATO

Donald Trump tha të mërkurën se ka zgjedhur ish-Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë Matt Whitaker për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në NATO, aleanca perëndimore për të cilën ka shprehur skepticizëm prej vitesh.

Trump, në një deklaratë, tha se Whitaker ishte “një luftëtar i fortë dhe patriot besnik” i cili “do të sigurojë që interesat e Shteteve të Bashkuara të avancohen dhe mbrohen” dhe “të forcojë marrëdhëniet me aleatët e NATO-s dhe të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit”.

Zgjedhja e Whitaker si përfaqësues i SHBA-së në NATO është një zgjedhje e pazakontë, duke pasur parasysh që prejardhja e tij është në zbatimin e ligjit dhe jo në politikën e jashtme, transmeton Telegrafi.


Whitaker ishte konsideruar si një zgjedhje e mundshme për prokuror të përgjithshëm, një pozicion që Trump ia dha Matt Gaetz, një besnik që shihej si përçarës edhe brenda partisë së tij.

Posti në NATO-s është veçanërisht i ndjeshëm duke pasur parasysh vlerësimin e Trump për vlerën e aleancës dhe ankesat e tij, se shumë anëtarë nuk po përmbushin angazhimet e tyre për të shpenzuar të paktën 2% të GDP-së së tyre për mbrojtjen.

Më vonë të mërkurën, Trump njoftoi se kishte zgjedhur ish-deputetin republikan Pete Hoekstra nga Miçigani, i cili shërbeu si ambasador në Holandë gjatë mandatit të tij të parë, si ambasador në Kanada.

Whitaker, ndërkohë, është një ish-prokuror i SHBA-së në Iowa, dhe shërbeu si ushtrues detyre i prokurorit të përgjithshëm midis nëntorit 2018 dhe shkurtit 2019, ndërsa hetimi i këshilltarit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhje po i afrohej fundit.

Ai ka qenë shef i stafit të prokurorit të përgjithshëm të Trump, Jeff Sessions, përpara se të zgjidhej për të zëvendësuar shefin e tij, pasi Sessions u shkarkua në mes të zemërimit të vazhdueshëm mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga hetimi për Rusinë.

Whitaker mbajti postin për disa muaj, në bazë të aktit dhe pa konfirmimin e Senatit, derisa William Barr u konfirmua si prokuror i përgjithshëm në shkurt 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori