LAJMI I FUNDIT:

Trump pret Lavrov në Shtëpinë e Bardhë

Trump pret Lavrov në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, që është takimi i tij i parë direkt me një zyrtar të qeverisë ruse pas marrjes së detyrës së shefit të shtetit.

Siç është paralajmëruar më herët, Trump dhe Lavrov do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale, Sirinë dhe çështje tjera ndërkombëtare.

Para ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Lavrov ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, i cili tha se takimi i tyre është rast për të dy politikanët që të vazhdojnë dialogun dhe të shkëmbejnë qëndrimet që kishin nisur muajin e kaluar në Moskë.

I pyetur të komentojë vendimin e Trump për shkarkimin e shefit të FBI-së James Comey, Lavrov tha në mënyrë sarkastike: “Ai është shkarkuar? Po mahiteni, po mahiteni!”, transmeton AFP.

Nga ana tjetër, Tillerson ka injoruar pyetjen për shkarkimin e shefit të FBI-së.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përkeqësuar pas sulmeve ajrore amerikane në bazën ajrore në Siri dhe ky takim do të ishte sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve, për të cilat kohë më parë Trump tha se ishin në nivelin më të ulët, transmeton AP.

Në trend Botë

Më shumë
Zgjedhjet më të përgjakshme në historinë moderne të Meksikës pritet t'u japin meksikanëve presidenten e parë grua

Zgjedhjet më të përgjakshme në historinë moderne të Meksikës pritet t'u japin meksikanëve presidenten e parë grua

Botë
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e

Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së Ftohtë" mes Rusisë dhe Ukrainës

Botë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Moska paralajmëron

Moska paralajmëron "luftë me NATO-n" nëse Ukraina godet territorin rus me armët amerikane

Botë
Zelensky: Trump rrezikon të jetë president humbës nëse imponon një marrëveshje të keqe paqeje për Ukrainën

Zelensky: Trump rrezikon të jetë president humbës nëse imponon një marrëveshje të keqe paqeje për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori