LAJMI I FUNDIT:

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për tarifa reciproke: SHBA-ja deri më tani ishte plaçkitur dhe dhunuar nga kombet e tjera

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për tarifa reciproke: SHBA-ja deri më tani ishte plaçkitur dhe dhunuar nga kombet e tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump para se të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv për tarifa reciproke, foli para gazetarëve të pranishëm në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

“Sot kemi disa lajme shumë, shumë të mira. Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë”, tha ai.

“Reciproke. Kjo do të thotë që nëse ata e bëjnë ndaj nesh, ne e bëjmë ndaj tyre. Shumë e thjeshtë. Nuk mund të bëhet më e thjeshtë se kaq”, pohoi 78-vjeçari.


SHBA-ja vendos tarifa prej 25 për qind për të gjitha automjetet e huaja
Lexo po ashtu SHBA-ja vendos tarifa prej 25 për qind për të gjitha automjetet e huaja

Trump thotë se SHBA-ja është “plaçkitur, grabitur, dhunuar dhe shfrytëzuar nga kombe të afërta dhe të largëta, si miq ashtu edhe armiq”.

Ai thotë se, për vite me radhë, “qytetarët punëtorë amerikanë” u detyruan të “qëndronin mënjanë ndërsa kombet e tjera bëheshin të pasura dhe të fuqishme. Tatimpaguesit tanë janë shfrytëzuar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më”.

Presidenti thotë se sot është dita kur industria amerikane “do të rilindë”, duke promovuar një “epokë të artë të Amerikës”.

Trump thotë se veprimet e sotme do të “bëjnë Amerikën të madhe sërish”.

Ai thotë se vendet e punës dhe fabrikat “do të rikthehen me vrull në vendin tonë” dhe se konsumatorët do të përfitojnë nga çmime më të ulëta dhe konkurrencë më e madhe “kjo do të jetë me të vërtetë epoka e artë e Amerikës”.

Ndryshe, bursat amerikane u mbyllën lart, pasi tregtarët injoruan shqetësimet për pasigurinë dhe e shtynë tregun në territor pozitiv.

Indeksi Dow u mbyll me një rritje prej 235 pikësh, ose 0.56 për qind. Indeksi më i gjerë S&P 500 u rrit me 0.67 për qind, ndërsa Nasdaq Composite, i dominuar nga teknologjia, u rrit me 0.87 për qind. S&P 500 shënoi ditën e tretë radhazi me fitime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Shporru", djali i Netanyahut kundërshton planin e Macronit për njohjen e Palestinës

Botë

"Xhaxhi Elon nga ferri, njeriu më i bezdisshëm", ekipi i Trumpit shpërthen kundër miliarderit

Botë

"Asgjë më nuk është e sigurt" - 80 për qind e amerikanëve kanë frikë se do të dëbohen nga puna këtë vit

Amerika
Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Botë

"Armiku nisi sulm me raketa ndaj civilëve" - Rusia godet rajonin Sumy në Ukrainë

Evropa
Pse Zvicra nuk ka një kryeqytet?

Pse Zvicra nuk ka një kryeqytet?

Evropa
Kalo në kategori