Trump: Negociatorët iranianë 'shumë të ndryshëm dhe të çuditshëm' dhe duhet të luten për një marrëveshje

Donald Trump përsëriti kritikat ndaj aleatëve perëndimorë, duke thënë se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asnjë gjë” për të mbështetur përpjekjet e SHBA-së ndaj Iranit.
Ai i ka quajtur iranianët "shumë të ndryshëm dhe të çuditshëm" dhe ka pretenduar se ata duhet të "luten" për një marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Trump përsëriti pretendimin e tij se Irani është "shumë i zhdukur ushtarakisht" dhe thotë se vendi ka "zero shanse për një rikthim".
Në anën tjetër administrata Trump i ka prezantuar Iranit një plan prej 15 pikash me të cilat mëtohet t’i jepet fund luftës.
Kurse Teherani pas pranimit të këtij propozimi, ka deklaruar se pala amerikane po kërkon shumë dhe se nuk kanë hedhur poshtë propozimin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































