LAJMI I FUNDIT:

Trump ka fituar në Alaskë, demokratët pranë humbjes në garën për Senat

Trump ka fituar në Alaskë, demokratët pranë humbjes në garën për Senat

Është konfirmuar sot se Donald Trump ka fituar zgjedhjet në Alaskë.

Kandidati republikan ka fituar edhe tri vota të reja elektorale në garën për president të SHBA-së, raporton cnn.


Dan Sullivan, i cili ishte gjithashtu një senator në mbledhjen e fundit, u rizgjodh në Alaskë me 57 për qind të votave, raporton CNN.

Republikanët tashmë kanë siguruar 50 vende kundrejt demokratëve që kanë 48 sosh në Senatin me 100 vende gjersa dy vende duhet të plotësohen me Georgian, transmeton Telegrafi.

Demokratët duhet të fitojnë këto dy vende dhe të barazojnë numrin e republikanëve në mënyrë që t’i japin Bidenit më shumë hapësirë për veprim politik, sepse në atë rast vota e zëvendëspresidentes, Kamala Harris do të sundonte në rast të barazimit 50-50.

Georgia shkon në rinumërim me dorë të të gjitha votave
Lexo po ashtu Georgia shkon në rinumërim me dorë të të gjitha votave

Asnjë ligj në Shtetet e Bashkuara nuk mund të miratohet pa Senatin, i cili ka fuqinë të konfirmojë emërimet e presidentëve: ministra, ambasadorë, gjykatës, mes tyre edhe ata në Gjykatën e Lartë.

Nëse Senati mbetet në duart e shumicës së republikanëve, Biden, i cili vetë ishte senator për 36 vjet, do të duhet të investojë të gjitha aftësitë për dialog dhe negociator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori