LAJMI I FUNDIT:

Trump jep intervistën e parë pas atentatit

Trump jep intervistën e parë pas atentatit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se e ka ndryshuar fjalimin e tij për Konventën Kombëtare Republikane, pas atentatit ndaj tij.

Bëhet e ditur se Trump ka mbërritur në Milwaukee, Wisconsin, për konventën, një ditë pasi i armatosuri Thomas Matthew Crooks qëlloi drejt tij gjatë fushatës në Pensilvani.

Në një intervistë me Washington Examiner gjatë fluturimit, Trump tha: “Fjalimi që do të mbaja të enjten do të ishte shumë emocionues”.


“Sikur përpjekja për vrasje të mos kishte ndodhur, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme që synonte kryesisht politikat e presidentit Joe Biden”, shtoi ai.

“Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejtësisht ndryshe dhe do të jetë mesazh uniteti për vendin dhe botën”.

Fillimisht, ish-presidenti shkroi në rrjetin e tij social Truth se udhëtimi i tij do të shtyhej për dy ditë për shkak të atentatit, por nuk vonoi shumë dhe u shpreh se “nuk do ta lejojë një vrasës të mundshëm të detyrojë ndryshimin e orarit”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Në një postim tjetër, Trump tha: “Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke qëndruar të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”.

Ndryshe, Trump u qëllua në vesh gjatë tubimit në Pensilvani. Një mbështetës nga audienca ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Shërbimi Sekret ka vrarë personin e armatosur.

Duke folur për tronditjen e asaj që kishte ndodhur, Trump tha: “Ai realitet sapo po fillon”.

“Rrallë shikoj larg nga turma. Po të mos e kisha bërë këtë në atë moment, nuk do të flisnim sot”.

Siç raportohet, së shpejti Trump do të marrë nominimin zyrtar të partisë në Konventën Kombëtare Republikane, e cila fillon më 15 korrik dhe do të shohë mijëra republikanë të bashkohen.

FBI tha se nuk është raportuar për kërcënime gjatë konventës, ndërsa Shërbimi Sekret tha se nuk parashikonte ndonjë ndryshim në planin e sigurisë.

Konventa do të paraqesë fjalime televizive nga yje republikanë në rritje dhe do të theksojë qëndrimin e partisë për tema të tilla si aborti, emigracioni dhe ekonomia.

Trump nuk pritet të flasë në këtë ngjarje deri natën e 18 korrikut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori