Trump hedh poshtë informacionet që thonë se "sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan centralet bërthamore"

Disa media amerikane sollën një raport që inteligjenca amerikane tani sugjeronte se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan lokacionet bërthamore.
Një vlerësim i hershëm i inteligjencës tregoi se sulmet ushtarake amerikane në tre nga objektet bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Teheranit dhe me shumë gjasa “e shtynë atë vetëm me muaj prapa”, raportoi CNN.
Ndërsa mbi një duzinë bombash u hodhën në dy nga objektet bërthamore, uzinën e Pasurimit të Karburantit Fordow dhe Kompleksin e Pasurimit Natanz, ato nuk i eliminuan plotësisht centrifugat dhe uraniumin shumë të pasuruar të vendeve, tha CNN, duke cituar njerëz të njohur me vlerësimin e hershëm.
Ai tha se vlerësimi u prodhua nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes - krahu i inteligjencës së Pentagonit - dhe bazohet në një vlerësim të dëmeve të betejës të kryer nga Komanda Qendrore e SHBA pas sulmeve të SHBA-së.
Raporti nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes vlerësoi se programi u vonua më pak se gjashtë muaj, tha New York Times në një raport tjetër.
Por Trump e ka hedhur poshtë këtë.
Trump, i cili ndodhet në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s këtë javë, i quajti sulmet "NJË NGA SULMET USHTARAKE MË TË SUKSESSHME NË HISTORI", duke shtuar se "VENDET BËRTHAMORE NË IRAN JANË SHKATËRRUARA PLOTËSISHT!". /Telegrafi/



















































