Trump falënderon udhëheqjen iraniane për anulimin e mbi 800 varjeve

Trump ka falënderuar udhëheqjen iraniane për anulimin e mbi 800 varjeve.
“Irani anuloi mbi 800 varje dje”, shkroi Donald Trump në një postim të ri në platformën e tij Truth Social, në të cilin falënderoi regjimin.
“E respektoj shumë faktin që të gjitha varjet e planifikuara, të cilat do të zhvilloheshin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit. Faleminderit!”, tha Trump.
Ndryshe, një temë kryesore e konferencës për shtyp të Princit iranian Reza Pahlavi është apeli i tij për ndihmë ndërkombëtare për të përshpejtuar atë që ai e sheh si rrëzimin e afërt të regjimit të Iranit, në veçanti për ndihmën e Amerikës.
"Populli iranian e do Amerikën dhe e urren këtë regjim pas rënies së tij", tha Pahlavi.
Në këtë sfond, ai propozoi një marrëveshje paqeje midis "një Irani të lirë" dhe Izraelit, të ngjashme me Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat Trump i ndërmjetësoi midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/




















































