Presidenti amerikan Donald Trump tha se ekziston një "shans i arsyeshëm" që lufta Rusi-Ukrainë të përfundojë, nëse ndodh një takim trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.

"Mendoj se nëse gjithçka shkon mirë sot, do të kemi një takim trepalësh dhe mendoj se do të ketë një shans të arsyeshëm për t'i dhënë fund luftës kur ta bëjmë këtë", u tha Trump gazetarëve brenda Zyrës Ovale, transmeton Telegrafi.


Më vonë, i pyetur për kërkesën e Putinit për të eliminuar "shkaqet rrënjësore" të luftës, Trump tha ndërsa ishte ulur pranë Zelensky-t: "Lufta do të përfundojë kur të mbarojë. Nuk mund t'ju them, por lufta do të mbarojë dhe ky zotëri dëshiron që ajo të mbarojë dhe Vladimir Putin dëshiron që ajo të mbarojë".

"Mendoj se e gjithë bota është e lodhur prej saj dhe ne do ta përfundojmë", shtoi Trump.

Zelensky tha se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme është e nevojshme për Ukrainën, pasi Rusia pushtoi më shumë se tre vjet më parë.

"Do të kemi një paqe të qëndrueshme", tha Trump. /Telegrafi/