LAJMI I FUNDIT:

Trump-Clinton, sherr në rrjetet sociale

Trump-Clinton, sherr në rrjetet sociale

Në përpjekje ndoshta për t`i shpëtuar furtunës që shkaktoi në rrjetet sociale me gabimin e tij ortografik, Donald Trump iu rikthye talljes së preferuar për ish-rivalen e madhe në zgjedhjet presidenciale.

“Hilaria e kërrusur”, shkroi ai në Twitter, duke iu përgjigjur njëkohësisht reagimit të Clintonit, e cila, në një intervistë televizive përmendi sërish ato që i konsideron si arsye për humbjen në muajin nëntor. Ish-Sekretarja e Shtetit preku sërish çështjen e Rusisë.

Rusët deshën të shpërndanin lajme të rreme mbi mua, tha Hillary, por nuk mund ta kenë ditur sesi ta përdornin sa më mirë informacionin si armë nëse nuk janë drejtuar nga dikush.


E pyetur se kush e kishte orientuar Moskën sipas saj, ajo u shpreh: “Prirem të besoj që ishte Trump. Është shumë e vështirë të mendosh të kundërtën”.

Pas disa orësh, Presidenti e thumboi në Twitter. “Hilaria e kërrusur” i fajëson të gjithë të tjerët për humbjen përveç vetes”, tha ai.

Ish-Zonja e Parë nuk vonoi ta godiste me armën më të mirë të momentit, gafën e freskët të tij. “Njerëzit në shtëpi covfefe nuk duhet të hedhin covfefe”, shkroi ajo, duke u tallur me gabimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë që “çmendi” të mërkurën internetin.

Përdoruesit e rrjetit të madh social e vazhduan lojën e saj. Po çfarë covfefe të hedhë Trump, shkroi njëri prej tyre, ai është i gjithi i mbushur me covfefe!!!

Trump kishte shkruar orët e vona të së martës në Twitter se “pavarësisht “covfefe”-s negativ të shtypit”, në përpjekje duket që të thoshte “coverage” në anglisht, duke nënkuptuar kështu “mbulimin mediatik”, gabim të cilin më pas nuk e ka korrigjuar. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori