Trump: Brenda dhjetë muajve kam ndalur tetë luftëra - përfshirë atë midis Kosovës dhe Serbisë

Duke folur në një tubim në Pensilvani, presidenti amerikan, Donald Trump sërish pretendoi se ka ndalur një sërë luftërash anembanë globit.
Lideri amerikan ka deklaruar se ka ndalur edhe një konflikt midis Kosovës dhe Serbisë.
“Brenda dhjetë muajve kanë ndalur tetë luftëra duke përfshirë atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha lideri amerikan.
- YouTube youtu.be
Ai nuk dha detaje rreth pretendimeve, pro kjo nuk është hera e parë që thotë se ka ndalur një konflikt midis vendit tonë dhe fqinjit verior.
Trump edhe në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare e ka përfshirë si storie të suksesit ndaljen e një lufte midis dyja vendeve.
Ndryshe, në vitin 2020, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. /Telegrafi/



















































