LAJMI I FUNDIT:

Trump: Amerika po fiton ekonomikisht si kurrë më parë

Trump: Amerika po fiton ekonomikisht si kurrë më parë

Në qytetin Davos të Zvicrës udhëheqësit politik, ekonomik dhe social të botës kanë filluar punimet në Forumin Ekonomik Botëror.

Në këtë samit po merr pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.


Trump gjatë fjalimit hapës, ka thënë se Amerika është duke fituar përsëri dhe se po transformohet ekonomikisht.

“Para dy vjetësh kisha njoftuar një kthim të shkëlqyer të Amerikës dhe sot jam krenar të them se Amerika po fiton përsëri, si kurrë më parë”, deklaroi Trump, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se SHBA-ja ka bërë marrëveshje tregtare të mira me Kinën dhe Britaninë e Madhe.

Fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror
Lexo po ashtu Fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror

“Ne kemi bërë marrëveshje të shkëlqyera tregtie me Kinën nga njëra anë dhe Meksikën e Kanadanë nga ana tjetër. Këto janë marrëveshjet më të mira të bëra ndonjëherë. Aktualisht, kemi papunësinë më të ulët ndonjëherë në vend. Ka pasur gjëra shumë pozitive nga ne dhe jo aq pozitive për vendet e tjera. Jam i gatshëm për të nënshkruar edhe një marrëveshje të madhe tregtare me Britaninë e Madhe, ku ka një kryeministër të shkëlqyer”, ka shtuar ai.

Forumi Ekonomik Botëror prej kohësh ka qenë një debat mbi rëndësinë aktuale të konferencës. Disa kritikë pretendojnë se është vetëm një ngjarje e mrekullueshme rrjetëzimi, jo një forum se si ta bëjnë botën një vend më të mirë. Megjithatë, ka pasur disa momente të rëndësishme në këtë Forum. /Telegrafi/