LAJMI I FUNDIT:

Truku përmes të cilit eliminoni rrudhat në çarçaf pa përdorimin e hekurit

Truku përmes të cilit eliminoni rrudhat në çarçaf pa përdorimin e hekurit
(Foto: Decoist)

Një video e popullarizuar në TikTok me titull “Tre truke që do të dëshironit t’i kishit provuar më parë”, sjell një mënyrë të thjeshtë për të hequr qafe rrudhat e çarçafit pa përdorimin e hekurit.

Hekurosja e çarçafit para se ta vendosni në shtrat është një punë që kërkon kohë dhe shpesh fizikisht të mundimshme. Megjithatë, një përdoruese e TikTokut tregoi një mënyrë të shkëlqyer për t’u siguruar që çarçafët tuaj të mos rrudhen ndërsa i vendosni në shtrat.


Chantel Mila, e cila ndan metodat për pastrimin dhe rregullimin e shtëpisë në TikTok, ndau gjithashtu një video të “Tre trukeve që do të dëshironit t’i kishit provuar më parë” dhe propozimi i dytë tërhoqi vëmendjen më të madhe.

(Foto: NYT)

“Spërkatni çarçafin me ujë derisa e rregulloni shtratin për të hequr rrudhat pa hekurosje”, ka shkruar në ajo.

Në video, Chantel spërkat çarçafët me ujë teksa i vendos në krevat, ndërsa palosjet dhe vijat u zhdukën në mënyrë magjike derisa e bëri këtë.

Me siguri keni qenë duke ndërruar çarçafin në mënyrë të gabuar, kjo është mënyra më e lehtë
Lexo po ashtu Me siguri keni qenë duke ndërruar çarçafin në mënyrë të gabuar, kjo është mënyra më e lehtë

Kur u pyet nëse çarçafët duhej të liheshin të thahen, Mila u përgjigj se atyre u duheshin vetëm disa minuta tharje në ajër.

Ky truk funksionon edhe te rrobat – thjesht spërkateni me ujë dhe tërhiqeni përpara se ta lini të thahet plotësisht në një radiator ose pajisje ajrimi.

@mama_mila_

Which one will you try first? 💛 #lifehacks #lifehack #hometips

♬ About Damn Time – Lizzo

Nga këshillat e tjera të Chantel në video, përfshijnë përdorimin e grepave për të mbajtur kabllon e karikuesit të telefonit në një vend.

Ajo sugjeroi gjithashtu që të shtoni gjysmë filxhani kripë në lavatriçe për të mbajtur ngjyrën e rrobave të errëta. Megjithatë, ky sugjerim shkaktoi polemika mes shumë njerëzve, të cilët thanë se shtimi i kripës në lavatriçe do të shkaktonte ndryshk. /Telegrafi/