LAJMI I FUNDIT:

Truku i manekines braziliane, Adriana Lima, për flokë më të shndritshëm dhe më të plotë

Truku i manekines braziliane, Adriana Lima, për flokë më të shndritshëm dhe më të plotë

Ajo i shton një artikull ushqimor regjeneratorit dhe maskës

Një truk i thjeshtë që çdo femër mund ta përdorë.

Adriana Lima, pa dyshim që konsiderohet si një nga femrat më të bukura. Ajo i kushton vëmendje të madhe ushqyerjes, stërvitjes, por edhe kujdesit të flokëve dhe lëkurës.


Adriana Lima në një rast ka zbuluar një truk shumë të thjeshtë se si të mirëmbajë flokë të shëndetshëm dhe të plotë.

Nuk bëhet fjalë për preparate dhe trajtime të shtrenjta, por për një artikull ushqimor, transmeton Telegrafi.

Ajo tregoi se si ia shton regjeneratorit dhe maskës avokadon e shtypur:

“Unë gjithmonë vendos pak avokado të shtypur në një maskë flokësh ose regjenerator dhe ju garantoj që flokët tuaj do të jenë më të shndritshëm se kurrë. Nuk po bëj shaka! Avokado nuk ka erë të fortë, kështu që flokët tuaj nuk do të kenë erë të çuditshme”.

Avokado është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer nëse keni zbokth.

Kombinimi i avokados dhe vajit të arganit, i cili hidraton skalpin e kokës, është veçanërisht efektiv. Falë përbërjes së tij, avokado është efektive në rikthimin e flokëve të dëmtuar. Gjithashtu mund të ketë një efekt pozitiv në rritjen e flokëve dhe të zvogëlojë rënien e tyre.

Ky frut magjik është i pasur me vitamina dhe minerale – vitaminë K, vitaminë C, vitamina të grupit B (B1, B2, B3, B5, B6 dhe B12 më së shumti), vitaminë E, kalium, magnez, bakër, hekur, zink, fosfor, vitamina A. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Në çift
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Kalo në kategori