LAJMI I FUNDIT:

Trotuaret në Dibër shfrytëzohen si parkingje

Trotuaret në Dibër shfrytëzohen si parkingje
Foto: Koha.mk

Qetësimi i situatës me pandeminë Kovid-19 si dhe rritja e temperaturave janë një stimul i madh për dibranët të dalin nga shtëpitë e tyre. Por, përveç shëtitjes, në disa pjesë të qytetit ata për fat të keq kohëve të fundit kanë probleme me lëvizjen e tyre në trotuaret të shëtitores. Problemi kryesor qëndron tek parkimi masiv i automjeteve në trotuaret.

Shqetësimi i qytetarëve është i madh kurse nga pushteti vendor thonë se shumë shpejt do të tejkalohet edhe ky problem meqë do të vendosen mbrojtës metalik që do të përkufizojnë rrugën të automjeteve në këtë pjesë të qytetit nga trotuaret.


Gjatë ditës por edhe në orët e mbrëmjes është shumë problem që një këmbësor në Dibër të kaloj në trotuaret në shëtitoren e qytetit e cila është pjesa më e frekuentuar, meqë aty ndodhen objektet afariste. Meqë pas asfaltimit të rrugës nuk janë vendosur përkufizime mbrojtëse të trotuareve, dibranët por edhe vizitor nga komunat Qendër Zhupë, Mavrovë- Rostushë por edhe nga qytetet e Shqipërisë, automjetet e tyre i parkojnë nëpër trotuare.

“Është shumë rëndë që të kalosh trotuarin meqë janë parkuar shumë automjete”, thotë qytetari Lutfi.M. Ai shpreh revolt për këtë situatë dhe thotë se shëtitorja kryesore është bë një parking i egër që pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij deri tani sanimi i shëtitores është realizuar në nivelin e duhur por që institucionet lokale duhet të marrin aktivitete që ta ndalojnë këtë kaos me parkimin e automjeteve në trotuare. Revolti është i madh edhe nga ana e nënave të cilët këto ditë të bukura me diell dhe pa reshje, me fëmijët shëtisin në këtë pjesë të bukur të Dibrës.

Projekti i komunës Dibër që ka të bëj me rekonstruimin të shëtitores është financuar nga pushteti vendor. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka poashtu është i revoltuar nga jo korrektesa e një pjese të qytetarëve që parkojnë automjet në trotuaret. “Brenda 10 ditëve do të tejkalohet edhe ky problem meqë do të vendosen mbrojtës metalik me të cilët do të përkufizohet rruga e asfaltuar nga trotuaret në shëtitoren e Dibrës. Deri tani në kuadër të këtij projekti bëmë asfaltimin e rrugës, mbollëm dru dekorativ të llojit qershia japoneze dhe vendosëm edhe stola për pushim të qytetarëve. Poashtu janë vendosur edhe kosha për mbeturinat në shumë pjesë të shëtitores”, thotë kryetari Duka dhe potencon se tani shëtitorja ka marr një pamje krejtësisht tjetër.

Me qëllim që afaristët që janë aktiv në këtë pjesë të qytetit të bëjnë transportin e prodhimeve të ndryshme në disa pjesë të shëtitores janë lënë edhe parkingje të përkohshme. Dhe tani shumë shpejt do të vendosen edhe mbrojtësit metali dhe presim që parkimi i egër të ndërpritet. Kjo do të ndodh ditëve në vijim meqë bëhet fjalë për shëtitore, thotë kryetari i Dibrës dhe shton se edhe rruga e asfaltuar do të ketë edhe një sinjalizim horizontal me standarde të larta. Pushteti këtë rikonstruim e realizon meqë ndërtimi i shëtitores para disa viteve pati dëmtime të mëdha./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori