Për herë të parë trofeu i Kupës së Botës ka zbritur në Kosovë. Një gjë e tillë u bë e mundur nëpërmjet FIFA-s dhe partnerit të saj ‘Coca Cola’ në bashkëpunim me FFK-në.
Turneu i paraqitjes së trofeut më të dashur në botën e futbollit ka nisur në Dubai, teksa ka bërë xhiro në shumë vende të botës, duke arritur tashmë për herë të parë edhe në kryeqytetin e Kosovës.
Në një ceremoni rasti në hotel “Emerald” zbulimin e trofeut para dashamirëve të shumtë të futbollit në Kosovë e bënë presidenti Agim Ademi dhe ylli i futbollit brazilian, Gilberto Silva. Trofeu i krijuar i tëri nga ari ka një peshë prej 6 kg e 144 gram, me një dizajn që daton nga viti 1974, teksa ai pas turneve në shumë shtete të botës do të përfundojë në Katar, aty ku në nëntor të këtij viti nis Kampionati Botëror.
Presidenti Ademi u shpreh i lumtur që ky event i madh tashmë e ka përfshirë edhe Kosovën, vendin i cili jeton me futbollin, teksa shprehu shpresën se në të ardhmen e afërt edhe Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e finaleve të Kupës së Botës.
“Kjo është një ngjarje vërtetë e rëndësishme për opinionin tonë, për futbollin tonë, për shtetin tonë. Pas 6 vjetësh prej se jemi pranuar në FIFA, erdhi momentin që ngjarja më e madhe që bëhet nga FIFA dhe që vë në lëvizje gjithë botën e futbollit, pra trofeu më i çmuar në rruzullin tokësor, Kupa e Botës, të vije sot në Kosovë. Ky është trofeu origjinal, i cili faktikisht para shtatë muajve jemi dakorduar dhe jemi njoftuar nga FIFA se jemi përzgjedhur për të qenë mikpritës të këtij trofeu. Kjo kupë ka ardhur sot nga dora e një legjendë e futbollit, i cili e ka pasur live dhe e ka fituar këtë trofe. Është një ogur i mirë edhe për neve këtë herë sepse ka ardhur për ta vizituar Kosovën në këtë formë kjo kupë, por nga dora e legjendës Gilberto Silva dhe me fatin e tij besoj se edhe Kosovës do t’i vjen dita kur ta fitojmë dhe të njëjtën kupë ta sjellim këtu, duke besuar në futbollin tonë, në talentin tonë dhe në gjithë njerëzit”, theksoi Ademi.
Në anën tjetër, ambasadori i këtij trofeu Gilberto Silva the se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë.
“Është vërtet kënaqësi për mua që sot jam këtu në Kosovë, të mësoj nga ju, të frymëzojmë gjeneratën e re më këtë trofe. Por po ashtu të tregojmë me zemrat tona mënyrën sesi jetojmë ne, mënyrën sesi duhet shërbyer të gjithë ju. Kjo është kënaqësi tepër e madhe”, tha Silva, të cilin bashkë me menaxheren e marketingut të FIFA-s, Sarah Gandoin, presidenti Ademi i ka nderuar me plaketa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare