LAJMI I FUNDIT:

Tritol makinës së punonjësit të policisë në Kavajë

Tritol makinës së punonjësit të policisë në Kavajë

Një automjet tip “Opel” ka shpërthyer mbrëmjen e së martës në qytetin e Kavajës.

Automjeti, në pronësi të shtetasit Lulëzim Muça me detyrë Inspektor tek Qarkullimit Rrugor në Kavajë, dyshohet se ka shpërthyer nga një lëndë plasëse.


Si pasojë, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa automjeti ishte i parkuar në garazhin e pallatit ku jetonte punonjësi i policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Euronews Albania/