Tripunovski: Çmimi i blerjes së rrushit nga vreshtarët është rritur për 25 për qind

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski tha se blerja e rrushit të verës do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi çmime rekord dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në periudhën e ardhshme.
Pas kritikave të liderit të LSDM-së Venko Filipçe se vreshtarët janë mashtruar, në konferencën për shtyp të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Tripunovski tha se është jokorrekte të manipulohet në këtë periudhë parazgjedhore me vështirësitë dhe mundin e vreshtarëve.
“MBPEU sipas ligjit për verërat i ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore dhe aktivitetet e nevojshme për të nxjerrë në pah çmimin e prodhimit, ose të blerjes, i cili duhet të rritet për 25 për qind. Më vjen keq që politika po përzihet në këtë përzierje, por kjo është mënyra se si vepron LSDM-ja, tipari i tyre dallues”, tha Tripunovski.
Përpjekja e Ministrisë dhe Qeverisë, sipas tij është të kujdesen për punën e çdo bujku të Maqedonisë.
“Atë e tregojnë edhe shifrat e Entit Shtetëror të Statistikës, ndërsa në kontekst të asaj për suksesin e menaxhimit të gjithë procesit, tremujori i dytë në vitin 2025 te blerja e produkteve bujqësore nga prodhuesit individual është shënuar prej 26,4 për qind, ndërsa në pjesën e blerjes dhe shitjes në tremujorin e dytë të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar kemi rritje prej 7,2 për qind. Kjo do të thotë se e kthejmë kuantitetin e prodhimit të Maqedonisë pra e rrisim shitjen, përkatësisht e kthejmë prodhimtarinë në piedestal”, tha Tripunovski.

















































